We love eBooks
    Download Shtegtare pdf, epub, ebook

    This site is safe

    You are at a security, SSL-enabled, site. All our eBooks sources are constantly verified.

    Shtegtare

    By Kozeta Zavalani

    What do you think about this eBook?

    About

    “Shtegtare” me penelin e fjalës poetike

    Fatime Kulli

    “Shtegtare”, kështu e ka titulluar librin e saj të ri me poezi, autorja Kozeta Zavalani. Duke e njohur nga afër Kozetën dhe duke mos e ndarë dot Kozetën nga Poetja, më pëlqeu “sinqeriteti” i saj poetik.
    Emërtimi “Shtegtare” në këtë libër me poezi, i shkon aq shumë për shtat natyrës së saj, butësisë, karakterit, buzëqeshjes e profesionit, saqë Kozetën “e shoh” duke “fluturuar” në çdo varg, në çdo poezi, duke na dhuruar figura artistike.
    Autorja me penelin e fjalës pikturon portrete vendesh që i ka shkelur, pikturon gjendje poetike të çdo aktiviteti ku ka marrë pjesë, brenda dhe jashtë vendit, pa rrahur gjoksin se kush është dhe sa vlerë ka, megjithëse për mua personalisht është pjesë e elitës shqiptare.
    Vëllimi poetik “ Shtegtare”, sipas tematikës, është ndare në pesë kapituj:
    I. Luledelet e vendlindjes
    II. Përtej oqeanit
    III. Shtegtare
    IV. Porta e shpirtit
    V. Çeli sythe jargavani...
    Autorja ka një shqisë aq të hollë vëzhgimi, sa edhe ajrin e vendos në kornizën e saj poetike. Kozeta është një grua shumë paqësore, shumë njerëzore, veti këto që i pasqyron në jetën e përditshme, por edhe në krijimtarinë e saj.
    Si “Shtegtare” viziton “Në këtë mëngjes të bardhë”, edhe pse në telajon e saj poetike vështron se “Mbi vazon time kristal / thyhet drita. / Qielli mbulohet nga drita verbuese...”. Autorja ndjehet e shqetësuar dhe rrëfen në ligjërimin poetik: “Përpëlitem në shtrat e ngrihem; / Grimca fjalësh mbledh / nën avuj trëndafili. / Eci udhëve të vargut, / ku vërshojnë kujtimet, / që zmadhojnë fushën e gjelbër...”, sintetizon gjendjen poetike me gjendjen shpirtërore, duke mos e fshehur dashurinë e poetes grua dhe Ambasadore për Paqen ndaj njerëzve e tokës: “Mirësi e paqe kësaj toke i uroj!”
    Duke shfletuar faqet e librit më të ri të Kozeta Zavalanit, vazhdojmë të shohim tablo të natyrës, të stinës së pranverës, duke i përqasur ditët e saj me pranverën...
    Poetja Zavalani me patosin poetik, krejt lirshëm, pa poza hyn në shpirtrat njerëzorë (si nëndetëse) dhe të pushon me emocione, të bën të ndjehesh njeri më i qytetëruar.
    Rrëmbehesh në brendësinë e vargut, në çdo shkronjë, me fjalë të pasforcuara, por me thjeshtësi; evokon një lirizëm të ëmbël e kuptimplotë, duke u dhënë poezive vlera muzikale. Autorja end në telajo të larmishme figura poetike, të bukura, të buta, të ëmbla, ashtu sikurse buzëqeshja e saj dhe ngjyra e syve që janë poezi më vete.
    Shpirti poetik i autores Zavalani shfaqet në çdo shprehje të tablove poetike, peneli i saj me ngjyra të ëmbla na çon shumë larg, në çdo cep të botës, që nga “Majami Beach”, te “Gllënjka e Karaibeve”, në “Në Sant Croix”, e “Tek Parku Elisabeth”. Bukuritë përrallore të këtyre vendeve më të qytetëruara në botë na serviren prej optikës fizike të poetes Zavalani, e cila si “Shtegtare” nuk ka munguar si vizitore në përvjetorin e “Statujës së Lirisë” dhe nënshkruan këtë mesazh poetik, si testament në librin e saj: “Këtë fund tetori / shpirtin kam sjellë tek ty, / simboli i Lirisë; / Lady Liberty. / Ditëlindjen e 120 – të sot ke, / ndaj rri krenare...”/
    Mes ngjyrave poetike, autorja na sjell portretet e nënës, gjyshes, djemve të saj, në të cilat spikat shpirti i nënës poete, të shkrira në një dashuri të madhe. Poezia “Gjyshenënat”: “... ju kam brenda zemrës, / moj zemra / Ty gjyshe flokëbardhë / dhe ty nënë zemërartë”./
    Po jeta për poeten s’do të kishte kuptim pa dashurinë e luleve, dhimbjen, natyrën, rrugicat e qytetit të vendlindjes, Korçës, që i ka skalitur me penën e saj, për të mos i shkulur kurrë nga kujtesa...
    Kozeta mundohet ta përkëdhelë fjalën, vargun, poezinë, duke na e sjellë si një qenie të brishtë, që ta prekim lehtë-lehtë se mos e lëndojmë, ... por me një mesazh kuptimplotë që e lartëson poezinë dhe i jep një forcë njerëzore për jetën si grua, si nënë, si misionare e paqes në botë.
    Download eBook Link updated in 2017
    Maybe you will be redirected to source's website
    Thank you and welcome to our newsletter list! Ops, you're already in our list.

    Defined as

    Related to this eBook

    Browse collections

    Keep connected to us

    Follow us on Social Media or subscribe to our newsletter to keep updated about eBooks world.

    Explore eBooks

    Browse all eBook collections

    Collections is the easy way to explore our eBook directory.